Këshilltari mjek i Hotit: Nëse vazhdojmë kështu do të kolapsojmë, “po, po do të kolapsojmë”

HomePolitike

Këshilltari mjek i Hotit: Nëse vazhdojmë kështu do të kolapsojmë, “po, po do të kolapsojmë”

Këshilltari i kryeministrit Avdullah Hoti, Visar Berisha ka alarmuar për gjendjen e rëndë të vendit në përballjen me pandeminë Covid-19.

Berisha ka shkruar se situata epidemike është shumë e rëndë dhe spitalet tona nuk do të mbajnë edhe shumë.

Ai akuzon ata që po i rezistojnë masat e vendosura nga shteti i Kosovës.

Berisha thotë se nëse vazhdohet në këtë mënyrë me injorimin e obligimit tonë shoqëror ndaj “shëndetit të prindërve e fëmijëve tanë, atëherë sistemi shëndetësor do të kolapsojë!”

Statusi i tij i plotë:

Situata epidemike eshte e rende. Eshte shume e rende. Spitalet tona nuk do te mbajne edhe shume. Pacientet qe po shohim te shtrire tash koridoreve edhe pak edhe ata sdo mund ta kene mundesine te marrin as ndihmen adekuate per shkak te mbipopullimit.

Ne anen tjeter, eshte e dhimbshme nje fushate absurde prej injorantesh edhe e disa personave publike qe kane dal ne bregun tjeter dhe luftojne me pa ditunine e tyne masat qe shteti po perpiqet te imponoj.

Trajtimi inatcor i luftes ndaj Covid nga syri i bajraktarit te kasabase eshte veprim i ligsht e nencmues per gjithe kete perpjekje shoqnore.

Nese secili prej nesh vazhdon te injoroj obligimin shoqnor ndaj shendetit te prinderve e femijeve tane, atehere do te kolapsojme. Po, po do te kolapsojme!!

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0