Këshilltari i ri i Kurtit: Adhurues i pokerit, kultivues i bletëve e mbështetës i Listës Serbe

HomeAktualitet

Këshilltari i ri i Kurtit: Adhurues i pokerit, kultivues i bletëve e mbështetës i Listës Serbe

Zyra e Kryeministrit në detyrë e Kosovës, sot ka njoftuar për emërimin e këshilltarit të ri të Albin Kurtit, i cili do ta udhëheq edhe Zyrën për Çështje të Komuniteteve.

Bëhet fjalë për Cvetko Veljkovic, emër ky i ri edhe për vet opinionin, derisa as vet zyra nuk ka dhënë detaje rreth biografisë dhe përgatitjeve të tij.

Krejt çfarë dihet është se këshilltari, i cili zë pozitën e Nenad Rashiqit, është me profesion ekonomist dhe vjen nga Shtërpca.

Indeksonline i ka hedhur një sy profilit të tij në rrjetin social Facebook, për të parë edhe aktivitetet e tij.

Ajo çfarë mund të shihet përveç që këshillitari i ri politik i Kurtit, është adhurues i lojërave poker dhe kultivues i bletëve, ai gjithashtu është edhe mbështetës i Listës Serbe.

I njejti ka shpërndarë edhe fotografinë e Nelica Veljkovic, ku e njëjta figuron në listën e KQZ-së, për Zgjedhjet e Kuvendit Komunal.

Kandidatja Veljkovic, kishte garuar në zgjedhjet e vitit 2013 në Komunën e Shtërpcës në radhët e G.I.SRPSKA, një parti kjo nën dirigjimin e Serbisë.

Po ashtu edhe vet këshilltari i Kurtit, kishte garuar për deputet në zgjedhjet e vitit 2017 në listën e partisë PROGRESIVNA DEMOKRATSKA STRANKA (Partia Demokratike Progresive) e udhëhequr nga Nenad Rashiq. Veljkovic, mbante numrin 4 dhe kishte marrë vetëm 197 vota.

Veljkovic përmes këtij rrjeti social ka bërë jo pak herë thirrje nacionaliste kundër kosovarëve.

Sipas tij, Kosova është pjesë e Serbisë, bombardimet e NATO’s janë gabim e gjithashtu edhe njohjet e reja.

Ai nuk e ka fshehur as simpatinë as për njërin nga gjeneralët më famë keq të Serbisë, Ratko Mladic që është dënuar me burgim të përjetshëm për kryerje të krimeve kundër civilëve në Bosnjë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0