Këshilltari amerikan i përgjigjet Grenellit: Jam krenar që punoj me Kurtin

HomeAktualitet

Këshilltari amerikan i përgjigjet Grenellit: Jam krenar që punoj me Kurtin

Arun Chaudhary, këshilltari amerikan i kandidatit për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, i ka reaguar ish-emisarit të ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, pasi ky i fundit e akuzoi Kurtin si anti-amerikan.

Chaudhary në një kundërreagim ndaj Grenell tha se ai është krenar që punon me Kurtin.

Ai ka thënë se “aleanca jonë është e palëkundur, e bazuar në liri dhe vetëvendosje, dhe i ka mbijetuar diplomacisë fort të pamatur që ju si “ndihmës” i Donald Trumpit e keni ndjekur”.

Hey @RichardGrenell, this American is proud to work with Albin Kurti and Vetevendosje. Our unshakable alliance, based in liberty and self-determination, survived the reckless forced diplomacy you helped midwife for Donald Trump, so like… just stop, please. https://t.co/cimkwPrCyC

— Arun Chaudhary (@ArunChaud) March 2, 2021

Sot, Grenell, përmes një postimi në ‘Twitter’ e ka akuzuar Kurtin se ka qenë gjithmonë anti-amerikan si dhe sipas tij, Kurti ka qenë kundër politikave të ShBA-së të disa prej ish-presidentëve.

Ai ka vazhduar edhe më tej duke ia përmendur Kurtit kohën kur hidhte gaz lotsjellës Kuvend për ta kundërshtuar miratimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Keshilltari i Kurtit ishte edhe njeri i afert i Barack Obames sa ishte president

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0