Kërkonte bashkim kombëtar, ndërsa për 100 ditë pushtet dhuroi përçarje kombëtare!

HomePolitike

Kërkonte bashkim kombëtar, ndërsa për 100 ditë pushtet dhuroi përçarje kombëtare!

Kryetari i partise FJALA, Gezim Kelmendi ka reaguar per Kryeministrin ne detyre Albin Kurtin me nje postim ne facebook duke mos dashur te ia permend edhe emrin.
Postimi i plote :

Do të jetë kandidat për “Librin e Gines” për mashtrimet e popullit tij!

Nuk po ia përmendi emrin, të gjithë e njohin.

-Kërkonte bashkim kombëtar, ndërsa për 100 ditë pushtet dhuroi përçarje kombëtare!

-Kundërshtonte dialogun me Serbinë, ndërsa tani mezi pret ta filloi dialogun me Serbinë!

-Premtoi luftë kundër islamofobisë, ndërsa i shpërbleu islamofobët me pozita të larta shtetërore!

-Kërkonte bojkot të produkteve të Serbisë, ndërsa vet e hoqi taksën dhe e “pushtoi” Kosovën me produkte të Serbisë ( në prill rreth 15 milion euro ka eksportuar Serbia në Kosovë)!

-Vajtonte për Teatrin Kombëtar në Tiranë, ndërsa as një fjalë të vetme nuk e tha për djegien e Xhamisë në Drenas!

-Premtoi çkapjen e shtetit, ndërsa vet e kapi shtetin duke i “uzurpuar” bordet e ndërmarrjeve publike!

-Dikur i gjuante me molotov objektet e qeverisë, ndërsa tani i ndriçonte me ngjyrat e ylberit.

-Dhe në fund, si dhuratë për Ramazan dhe Fitër Bajram iu tha besimtarëve musliman: nuk bën mu falë as në Xhami, as në sheshe dhe as në stadiume!

Gëzim Kelmendi

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0