Kërkesa e Vuçiqit në Bruksel rreth UÇK-së që Hoti thotë se ia refuzoi

HomePolitike

Kërkesa e Vuçiqit në Bruksel rreth UÇK-së që Hoti thotë se ia refuzoi

Në takimin e parë të drejtpërdrejtë Kosovë – Serbi në fazën e fundit të dialogut për marrëveshje përfundimtare, presidenti serb Aleksandër Vuciq ka kërkuar që të hapen arkivat e UÇK-së.“Nuk ka problem, por ata duhet të hapin arkivat e UÇK-së, në mënyrë që të shohim se ku u vranë serbët dhe joshqiptarët e tjerë. Siç e thamë ne, ishte sikur të kërkonim të popullonim tërë Tokën në Mërkur ose Venus brenda një jave”, kishte thënë Vuçiq pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin.Një kërkesë e tillë e palës serbe nuk është pranuar nga përfaqësuesi i shtetit të Kosovës.

Kryeministri Avdullah Hoti tha sot në seancë se nuk ka diskutuar për hapje të arkivave të UÇK-së.“Parimi i dytë që të sillet drejtësi, e që të kihet kujdes për familjet e viktimave, nuk kam diskutu apo s’jam dakordu që të hapen arkivat e UÇK’së. Tema e dytë çështjet ekonomike çka kemi shtru ne si palë i kemi listuar të gjitha çështjet që janë të mbyllura”, ka thënë ai, duke shtuar se koordinatori shtetëror Skender Hyseni mbi këto parime që nga dje ka filluar hartimin e marrëveshjes ndërkombëtare.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0