Kemi tre deputetë më shumë se VMRO-ja, Zaev shpall fitoren

HomeRajoni

Kemi tre deputetë më shumë se VMRO-ja, Zaev shpall fitoren

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev shpalli fitore të LSDM-së dhe koalicionit “Mundemi” në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut.

“Me një avantazh bindës dhe të qëndrueshëm me mbi tre mandate para VMRO-DPMNE-së, me mundësi për një ose dy mandate më tepër, koalicioni ‘Mundemi’ është fitues në këto zgjedhje parlamentare”, tha mes tjerash Zaev.

Zaev i vlerësoi zgjedhjet si evropiane, të sigurta dhe bashkëkohore si dhe falënderoi të gjithë ata që dolën për të votuar.

“Sot fitoi e ardhmja, fitoi përparimi. Koncepti ‘një shoqëri për të gjithë’ i mundi përçarjet” tha Zaev.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0