“Kaqurrelja” e Muharrem Qenës, burri i Vjosa Osmanit shton edhe një këngë në listën e bashkëshortes

HomeAktualitet

“Kaqurrelja” e Muharrem Qenës, burri i Vjosa Osmanit shton edhe një këngë në listën e bashkëshortes

Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës , Vjosa Osmani ka ndarë një listë prej 10 këngëve që ajo po dëgjon në këto kohë.

Rita Ora e Dua Lipa janë pjesë e listës, e nga këngët në shqip ajo zgjedh ‘Bareshën’ nga Nexhmije Pagarusha, ‘Beso në Diell’ nga grupi ODA e ‘Me Jetu’ nga Vlashent Sata.

“Muzika ka gjithmonë vend të veçantë në jetën tonë – është diçka që na motivon dhe na sjellë gëzim. Sot po ndaj me ju disa nga këngët e këtij rrugëtimi ngazëllues të fushatës zgjedhore. Do të doja shumë që në komentet tuaja t’i ndani me mua këngët tuaja të preferuara”, ka shkruar Osmani.

Në këtë postim ajo mori reagime të shumta nga qytetarët e aty nuk mungoi as reagimi i bashkëshortit të saj Prindon Sadriu, i cili ka treguar këngën e tij të preferuar.

“Muharrem Qena – Kaçurrelja”, ka shkruar Sadriu në postimin e Osmanit.

https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/photos/a.166730523489220/1930944637067791/?type=3

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0