“Kam tre jetimë, më parë mblidhja lule në mal”/ Gruaja e një prej minatorëve të vde kur kërkon ndihmë nga shteti

HomeAktualitet

“Kam tre jetimë, më parë mblidhja lule në mal”/ Gruaja e një prej minatorëve të vde kur kërkon ndihmë nga shteti

Në një pronocim për mediat, Rushiti kërkon ndihmë nga shteti, pasi fëmijët jetimë që deri më sot i mbante me paratë që merrte i shoqi nga puna në minierë dhe shitja e luleve që mbolidhte në mal, s’ka me çfarë t’i rrisë.
DIBËR– Gruaja e Ruzhdi Rushitit, e cila tani ka mbetur e ve, pasi i shoqi ndërroi jetë në nëntokën e minierës së ‘Balgjatit’ në Dibër, ka rrëfyer se ka tre fëmijë. Në një pronocim për mediat, Rushiti kërkon ndihmë nga shteti, pasi fëmijët jetimë që deri më sot i mbante me paratë që merrte i shoqi nga puna në minierë dhe shitja e luleve që mbolidhte në mal, s’ka me çfarë t’i rrisë.

“Kishte tre javë që punonte te miniera. Kam tre fëmijë jetimë, kërkoj ndihmë nga shteti. Më përpara ka pas mbledhur bimë medicinave në mal. Kishte tre javë që punonte në minierë,”- tha ajo.

Ndërsa një tjetër fqinj i vik timave ka konfimuar gjendjen e vështirë të familjes së vik timave.

“Jetesa e tyre është në fund të fundit. Ruzhdiu ka qenë duke mbledhur bimë në male gjithë verës për të mbajtur fëmijët me bukë, tani filloi punë atje, kalamajtë i la jetimë. Ka tre fëmijë. Edhe Fatosin e njoh, ai ka një djalë 19-vjeç, një vajzë të martuar edhe ai si Ruzhdiu,”– tha ai.Trupat e inxhinierit Ismail Hoxha, dhe të dy punonjësve Fatos Ceskut dhe Rruzhdi Rushitit u nxorën të pajetë në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.

Prej tre ditësh ata kishin humbur kontaktet me familjet pasi ishin bllokuar në minierë, ndërkohë që lajmi u bë publik një ditë më parë në media. Të tre kanë ndërruar jetë si pasojë e rrjedhjes së gazit brenda në minierë, e cila nuk kishte sistem ajrimi. Prokuroria ka nisur hetimet pasi miniera ishte mbyllur nga shteti dhe punohej në të zezë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0