Kalimi i Willianit te Arsenali konfirmohet edhe nga video-loja PES21

HomeSport

Kalimi i Willianit te Arsenali konfirmohet edhe nga video-loja PES21

Transferimi i Willianit te Arsenali tashmë është konfirmuar edhe nga video-loja PES21.

Ka disa javë që në mediat angleze raportohet se anësori brazilian do të kalojë te The Gunners si transferim i lirë.

Willian ka refuzuar të vazhdojë kontratën me Chelsean, shkaku që këta të fundit i ofruan dy vite, derisa lojtari ka kërkuar edhe një vit tjetër.

Arsenali tashmë është partner me Pro Evo – që janë rivalë të mëdhenj të FIFA Pro, PS4 dhe Xbox.

“Transferimi i ri” – kështu shkruhet në video-lojën, aty ku shfaqet më pas Williani, derisa shkruhet edhe “Mirësevjen në Emirates”.

Duket se braziliani po i bashkohet David Luizit që dy vite më pare kaloi te Arsenali për shumën e 12 milionë eurove, mirëpo Willian do të jetë si transferim me parametra zero.

https://www.konami.com/wepes/2021/eu/en/all/partner/arsenal

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0