Kajtazi: Kurti ka gabuar që e ka publikuar letrën – kërcë.nimi ndaj tij të merret seriozisht

HomePolitike

Kajtazi: Kurti ka gabuar që e ka publikuar letrën – kërcë.nimi ndaj tij të merret seriozisht

Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi, ka thënë se pakashumë diskursi aktual në skenën politike kosovare përngjanë me atë të pasluftës.

“Ky diskursi i përhapjes së mosdurimit, urrejtjes ka qenë nga paslufta dhe të gjitha aktet e dhun.ës – vr.asje pasluftës – që janë të natyrë politike janë si pasojë se dikush ka krijuar një terren të mosdurimit dhe urrejtjes. Dikush ka mundur t’i fusë duart dhe t’i realizojë qëllimet e veta”.

Sipas Kajtazit, Kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk është dashur që ta publikojë letrën e kë.rcënimit ndaj tij.

“Letrën e kam lexuar dhe po ta shikosh se si është shkruar del se është shkruar nga një person i nivelit mesatar të shkollimit. Ka shumë gabime dhe nuk përket me një organ të specializuar. Kërcën,im duhet të merret serioz”.

“Është papërgjegjësi nga ana e Kurtit. Nuk është dashur që letra të publikohet fare por që të dorëzohej tek organet kompetente”.

Kajtazi në edicionin special ka thënë se është për keqardhje që klasa politike kosovare nuk e ka dënuar kërc.ënimin e bërë ndaj kryeministrit në detyrë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0