Kadri Veseli qeverisja 100 ditore e Albin Kurtit i varfroj qytetart

HomeAktualitet

Kadri Veseli qeverisja 100 ditore e Albin Kurtit i varfroj qytetart

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka mbajtur një fjalim në seancën e Kuvendit ku pritet të votohet qeveria Hoti.Veseli thotë se këto 20 vite liri kanë qenë të zeza për Kosovën.
Ai tutje shtoi se qeverisja 100 ditore e Albin Kurtit ishte qeverisja më e keqe që do të sjellë miliona euro dëme.

“20 vite liri janë vitet e zeza në Kosovë. Pas një 20 vjet lirie kjo urrejtje dhe ky mohim brenda dhe jashtë janë rrezik për vendin. Në të ardhmen qeveria do t’i humbë qindra miliona euro nga keqeverisja e Albin Kurtit në 100 ditë qeverisje. Nuk qeveriset Kosova me mashtrime dhe me njerëz të diskretituar. Albin Kurti po ik prej vetes dhe jo prej të tjerëve. Në këto 100 ditë Kosova u qeveris nga paranoja që shpik armiq në shtëpinë e tij dhe tek miqtë më të mirë. Nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë pazare me mua për pushtet sepse i dalloj mirë lojërat politike. Unë besoj në ketë vend dhe në njerëzit e mirë të këtij vendi” tha Veseli raporton GazetaLajmi.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0