Ka marrëveshje LDK-Nisma, Limaj: Do marrim dy ministri dhe postin e zv. kryeministrin

HomeAktualitet

Ka marrëveshje LDK-Nisma, Limaj: Do marrim dy ministri dhe postin e zv. kryeministrin

Fatmir Limaj, kryetari i partisë Nisma Socialdemokrate, pranoi publikisht se ka arritur marrrëveshjen me Lidhjen Demokratike të Kosovës për të krijuar Qeverinë e re.

“Kosova ka nevojë për një Qeveri që e ka votuar Parlamenti. Ne sot kemi arritur marrëveshjen. Ne do t’i kemi dy ministri dhe postin e zëvendëskryeministrit”, tha fillimisht Limaj.

Ai nuk zbuloi se kush do të jenë emrat konkretë që do të emërohen në këto poste, duke theksuar se kjo do të bëhet publike në ditët në vijim.
Kujtojmë që LDK ka arritur marrëveshje edhe me Listën Serbe, AAK-në, ndërsa pritet finalizimi marrëveshjes edhe me kreun e AKR-së, Behgjet Pacollin.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0