“Ju kemi njohur si shtet dhe…”/ Turqia e ashpër ndaj Kosovës për ambasadën në Jeruzalem

HomePolitike

“Ju kemi njohur si shtet dhe…”/ Turqia e ashpër ndaj Kosovës për ambasadën në Jeruzalem

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë, me anë të një deklarate, ka reaguar pas zotimit të Kosovës për të njohur Jerusalemin.

Turqia këtë zhvillim të fundit e quan një hap zhgënjyes dhe shkelje e ligjit ndërkombëtar.
“Është zhgënjyese që një hap i tillë, që do të përbënte shkelje të qartë të ligjit ndërkombëtar, po shqyrtohet nga autoritetet e Kosovës”, thuhet në deklaratë.

“Turqia është mes shteteve të para që e kanë njohur Kosovën, i ka ofruar përkrahje të madhe dhe për një kohë të gjatë ka bërë përpjekje për njohjen ndërkombëtare të këtij shteti, por ne nuk na duket e drejtë që ky proces të ndërtohet kundër ligjit ndërkombëtar dhe veçanërisht mbi vuajtjet e popullit palestinez, tokat e të cilit janë nën okupim.

Është theksuar në mënyrë të përsëritur nga rezolutat e ndryshme të Kombeve të Bashkuara se çështja palestineze mund të zgjidhet vetëm me mishërimin e Shtetit Palestinez, kryeqytet i të cilit është Jerusalemi Lindor në bazë të kufijve të vitit 1967,” vijon më tej deklarata.
Turqia po ashtu i bën thirrje Kosovës që të përmbahet nga vendimi për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit.

“I bëjmë thirrje udhëheqësisë së Kosovës që t’i respektojë këto vendime dhe të përmbahet nga hapa të tillë që do ta minonin statusin historik dhe ligjor të Jerusalemit dhe gjithashtu që do të mund ta parandalonin njohjen e Kosovës nga shtetet e tjera në të ardhmen.”

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0