Joe Biden me letër të hapur për Kosovën: Serbia duhet ta njeh Kosovën si shtet

HomeAktualitet

Joe Biden me letër të hapur për Kosovën: Serbia duhet ta njeh Kosovën si shtet

Kandidati për president të SHBA-ve Joe Biden ka lëshuar një deklaratë përmes së cilës u drejtohet shqiptarëve, shkruan Ballkani.info.

Mes tjerash Biden dhe kandidatja për nënpresidente Kamala Harris deklarojnë:
Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe në përputhje me të drejtën ndërkombetare
Joe Biden ka përkrahur ndërhyrjen e NATO-s per çlirimin e Kosovës më 1999

Biden kritikon politikën e “pabalansuar” të Trumpit ndaj Kosovës dhe Serbisë dhe thotë se do të angazhohet për një marrëveshje ndërmjet dy shteteve, por duke respektuar tërësinë territorial të Kosovës dhe njohjen e plotë si shtet.
Do të angazhohet që sa më shpejt Kosova të ketë liberalizimin e vizave me BE-në dhe integrimin e Kosovës në BE.

Do të mbështes hetimet dhe dënimin e kriminelëve serbë që vranë vëllezërit Bytyqi dhe zbardhjen e të gjitha krimeve.
Ushtarët amerikanë do të vazhdojnë të jenë pjesë e NATO/KFOR-it në Kosovë.
Biden thekson se do të përkrahë Shqipërinë dhe integrimin e saj në BE.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0