Jepet sërish alarmi: Kullat e Jasharajve pranë rrënimit!

HomeAktualitet

Jepet sërish alarmi: Kullat e Jasharajve pranë rrënimit!

Shtëpitë që janë dëshmi e fortë e sakrificës së familjes Jashari dhe simbol i lirisë për shqiptarët e Kosovës, arritën të qëndrojnë në këmbë edhe kur mbi to, në marsin e vitit 1998, u hodhën predha nga pushtuesi serb.

Megjithatë, paradoksi është se 22 vjet pas asaj beteje të përgjakshme e sakrifice, tashmë në kohë paqeje, këto dëshmi rrezikojnë të shemben.Lënia në këtë gjendje e kullave të Jasharëve në Prekaz, sidoqoftë, nuk i pengoi rreth 13 milionë vizitorë që ta shprehin admirimin e tyre ndaj veprës së burrave, grave e fëmijëve të kësaj familjeje.

Konservimi i këtyre kullave ishte planifikuar të niste në vitin 2019, kur me vendim të qeverisë Haradinaj, ishte themeluar një komitet ndërministror. Por, proceset e mëpasshme politike si dorëheqja e Haradinajt, zgjedhjet e tani virusi, bënë që ky komitet të mos punojë.Kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari thotë se investime ka pasur, por që janë bërë në formën e gabuar. “Është nis nga fushat nga varrezat të cilat nuk kanë pasur ku të shkojnë, dhe janë lanë kullat, pra të cilat në çdo ditë, çdo sekondë edhe tash kur po flasim mund të shemben, e pastaj me u pendu të gjithë ne”, u shpreh Jashari për RTK-në.
Mungesa e një projekti dhe situata politike rezulton se ishte problem kryesor që kullat të mos konservohen. Kështu thotë drejtori I Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, Bislim Zogaj.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0