“Je njeriu i parë që duroj kur…”, Basha debaton ashpër me Baton Haxhiun: Jam nip Kosove, mati fjalët mirë

HomeAktualitet

“Je njeriu i parë që duroj kur…”, Basha debaton ashpër me Baton Haxhiun: Jam nip Kosove, mati fjalët mirë

Kryetari i PD, Lulzim Basha është përplasur me Baton Haxhiun për hetimin e kri minelëve serbë dhe shqiptarë kur ishte pjesë e UMNIK-ut. Basha e cilësoi “gënjeshtar” Haxhiun, i cili reagoi menjëherë duke i thënë se është i vetmi që e duron t’ia thojë këtë fjalë dhe i përmend mentalitetin e Kosovës.

Pjesë nga debati

Haxhiu: A ke qenë në proceset ndaj kr iminelëve serbë?

Basha: Kam qenë vetëm në atë të Mitrovicës.

Haxhiu: Ke qenë edhe tek i shqiptarëve?

Basha: Tek i asnjë shqiptari të vetëm. Është gënjeshtër dhe shpifje e pastër.

Haxhiu: Jo.

Basha: Si jo? Mua më thua jo? Shiko dhe njëherë po të them. Që unë të marr pjesë në një proces gjyqësor…

Haxhiu: Lul, ke qenë zyrtar ligjor dhe ai nuk ka bërë mëkate, por ka kryer punën profesionale. Këtu e kam për të vërtetën.

Basha: Po gënjen. Aq më pak lu ftëtarëve dhe komandatëve të UCK.

Haxhiu: Je njeriu i parë që e duroj dhe që më thotë është gënjeshtër. Në mentalitetin e Kosovës, kur thua gënjeshtër, është shumë fjali e rëndë.

Basha: Kontrollo faktet që të të mos ta them. Edhe unë nip Kosove jam. Mati fjalët kur të thuash gjëra të pavërteta. Kaq!

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0