Javë e zezë: Në Gjermani humbën jetën 5 kosovarë në aksi dente

HomeAktualitet

Javë e zezë: Në Gjermani humbën jetën 5 kosovarë në aksi dente

Java që po e lëmë pas ishte javë tra gjike për bashkëkombasit tanë që jetojnë në mërgim.
Brenda një jave, në Gjermani si pasojë e aksidenteve kanë humbur jetën pesë kosovarë.
Bëhet fjalë për dy vëllezërit nga Deçani që u go ditën për vde kje nga një tren derisa po shkonin në shkollë si dhe për tre kosovarët e tjerë që po udhëtonin nga Gjermania në Zvicër.

Në ditën kur u va rrosën dy vëllezërit nga Deçani, ndodhi edhe një aks ident tjetër tra gjik. Tre anëtarë të një familje humbën jetën derisa po ktheheshin nga Kosova në Zvicër.
Aksi denti tra gjik ka ndodhur në në autostradën federale 31, midis lokaliteteve Uhldingen-Mühlhofen dhe Meersburg në orët e mëngjesit.
Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin ka ngushëlluar familjarët e vik timave që humbën jetë në aks identin që ndodhi dje në Gjermani.

Ambasada kosovare në Gjermani ka treguar se është në kontakt me autoritetet gjermane për sqarimin e rrethanave të dy aksi denteve.
“Në Gjermani kanë humbur jetën si pasojë e aks identeve të rënda pesë bashkatdhetarë. Ambasada e Republikës së Kosovës shpreh ngu shëllimet më të sinqerta për familjarët e vik timave dhe njofton që në koordinim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Prishtinë është në kontakt të afërt me autoritetet gjermane për sqarimin e rrethanave të aksidenteve në Bruckerg të Bavarisë ku humbën jetën dy vëllezër dhe Meersburg të Baden-Ëürttemberg ku sot kanë humbur jetën edhe tre shqiptarë nga Kosova gjatë udhëtimit për Zvicër”, thuhet në reagimin e Ambasadës.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0