Janë ditët e gripit! Ja simptomat ditë pas dite dhe kujdesi që duhet të tregoni ndaj tyre

HomeAktualitet

Janë ditët e gripit! Ja simptomat ditë pas dite dhe kujdesi që duhet të tregoni ndaj tyre

Gripi prek njerëz të ndryshëm në mënyra të ndryshme. Jo të gjithë ata që preken nga gripi kanë të njëjtat simptoma. Edhe pse gripi është i butë për shumicën e njerëzve, disa individë zhvillojnë komplikime ose infeksione më të rënda. Nëse filloni të ndjeheni më mirë dhe pastaj papritmas sëmureni përsëri, duhet të vizitoheni te mjeku specialist për të përcaktuar nëse keni një infeksion tjetër.

Edhe pse virusi nuk i prek të gjithë në të njëjtën mënyrë, pjesa më e madhe e simptomave janë të fazave si më poshtë:
Dita 1
Pjesa më e madhe e të prekurve kalojnë ethe, kollë dhe dhembje fyti. Këto janë simptomat më të zakonshme të gripit. Fatkeqësisht, nëse keni astmë, mund të jeni në rrezik më të lartë për komplikime nga gripi.

Dita 2
Mund të keni patur kollitje gjatë gjithë natës. Mund të ndiheni të lodhur deri në atë pikë sa edhe qepallat e syve nuk mund t’i ngrini. Ende keni ethe dhe temperaturë 38 gradë celcius.

Dita 3
Simptomat janë akoma të forta, ju ende ndjeheni të lodhur, keni dhembje fyti dhe ende ethe. Kolla juaj nuk po përmirësohet, edhe pse keni marrë një mjekim për kollën.

Dita 4
Kolla akoma nuk po përmirësohet. Temperatura ka zbritur dhe nuk po ndjehesh aq i lodhur. Shumë njerëz fillojnë të ndjehen më mirë deri në ditën e tyre të katërt me grip.

Dita 5
Po filloni të ndjeheni më mirë. Temperatura është zhdukur dhe kollitja po përmirësohet. Duhet të jeni akoma duke qëndruar në shtëpi, sepse nuk duhet të ekspozoni askënd tjetër me sëmundjen tuaj.

Dita 6
Ju ende ndjeheni të lodhur, por jeni duke marrë frymë më lehtë dhe temperatura është zhdukur plotësisht. Trupi juaj nuk është rikuperuar plotësisht nga virusi, kështu që lëvizjet duhet të jenë të reduktuara.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0