James Rodriguez befason me skuadrën e re, largimi nga Real Madrid çështje e kryer

HomeSport

James Rodriguez befason me skuadrën e re, largimi nga Real Madrid çështje e kryer

James Rodriguez do të ndryshojë së shpejti ambient.Pikërisht te skuadra ku ka një koloni portugeze dhe menaxheri që punon ngushtë me ta është Jorge Mendes, pikërisht agjenti i yllit kolumbian.
James i cili është nxjerrë në shitje nga Reali i Madridit sipas Daily Mail me shumë gjasa do të kalojë te Wolverhampton që drejtohet nga Nuno Espirito Santo, transmeton GazetaLajmi

Reali ka ulur çmimin e futbollistit në merkato dhe kartoni i kolumbianit mund t’u kushtojë arkave të “ujqërve” rreth 25 milionë euro. Për James Rodriguez interesohet edhe Atletico e Madridit, por Los Colchoneros nuk e konsiderojnë të domosdoshme blerjen e tij dhe shanset më të mëdha janë që të transferohet te Wolves

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0