Jahjaga uron Adriana Matoshin: Vazhdo me kokën lartë të shkëlqesh në çdo prezantim

HomeAktualitet

Jahjaga uron Adriana Matoshin: Vazhdo me kokën lartë të shkëlqesh në çdo prezantim

Ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka uruar aktoren Adriana Matoshi e cila u shpall si aktorja më e mirë në festivalin Mostra de Valencia në Spanjë.

Kosovarja u shpërblye për paraqitjen e saj në filmin Zana të regjisores Antoneta Kastrati.

“Qikat e Kosovës na e zbardhen ftyren kudo që ato janë pjesë – dhe kështu na bëjnë zemrat mal! 🇽🇰. Adriana Matoshi zgjedhet aktorja më e mirë në festivalin Mostra de Valencia në Spanjë, për rolin e saj në filmin ZANA të regjisores Antoneta Kastrati’, shkruan Jahjaga.

“Adriana neve na ka dëshmuar shumë herë që është një aktore e vlerave të larta profesionale! Adriana, vazhdo kokëlartë e pathyeshëm të shkelqesh gjithmonë aty ku Ju jeni prezente’, përfundoi ajo.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0