Ja veprimi që e forcon LDK-n: Familja e aktivistit të v rarë zbulon pse Mustafa i hoqi vijat e kuqe ndaj PDK-së

HomeAktualitet

Ja veprimi që e forcon LDK-n: Familja e aktivistit të v rarë zbulon pse Mustafa i hoqi vijat e kuqe ndaj PDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë sot se ka pezulluar vijat e kuqe ndaj PDK-së, vija këto që ishin vendosur para zgjedhjeve të 6 tetorit.

E këtë veprim të Mustafës e kanë komentuar edhe familja e aktivistit të vr arë të LDK-së, Haki Imeri.

Sipas tyre, ky veprim i Mustafës është një plan strategjik i qëlluar.

“Isa Mustafa si doktor “grackave” në të cilat asnjëherë deri me sot nuk ra vet, por ranë të tjerët , “pezullimin” e vijave të kuqe ndaj PDK-ë e ka bërë me një përllogaritje inteligjente dhe shumë strategjike.. Sipas matematikave të tij një PDK pa krerët e saj nuk është me PDK e SHIK-ut . Në këtë rast po i shfrytëzon aksionet Gjykatës Speciale për interesa politike …Tani sa etike është kjo iniciativë nuk mund të vlerësojmë por si plan strategjik është i qëlluar”, shkruan familja Imeri në facebook.
Ata kanë paralajmëruar edhe fuqizimin e LDK-së në rrafshin lokal dhe atë ndërkombëtar.

“Në anën tjetër Kryeministri Hoti është zyrtari dhe politikani i vetëm qe i ka dhënë mbështetje Gjykatës Speciale në operacionet e ditëve të fundit që ka shënuar rezultatet e para të punës së paepur të Dhomave të Specializuara të Kosovës me Seli në Hagë. Kjo strategji e Isa Mustafes mund ta forcoje LDK-në në rrafshin ndërkombëtar dhe në atë lokal”, shkruan familja Imeri

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0