Ja sa kushton një test në laboratorin e vajzës së Blerim Devollit

HomeAktualitet

Ja sa kushton një test në laboratorin e vajzës së Blerim Devollit

Në laboratorin privat “Medical&Laboratory Services” i cili është në pronësinë e vajzës së Blerim Devollit, Vlera Devollit, testi për coronavirus RT PCR kushton hiç më pak se 200 euro.
Në rrjetin social Facebook është publikuar fatura e lëshuar nga ky laborator ku vërtetohet se çmimi për testin molekular për COVID-19 kap shifrën e 200 eurove, shkruan Reporteri.net.

Numri i ulët i testimeve nga institucionet publike shëndetësore, ka bërë që shumë qytetarë të kryejnë testet për COVID-19 në laboratore private.
E këto të fundit, po shfrytëzojnë rastin që të zhvatin qytetarët më qëllim të përfitimit pasuror.
Kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë kur ka licencuar laboratorët privatë për kryerjen e testeve molekulare dhe atyre serologjike, pati njoftuar se çmimet do sillen prej 20 deri në 50 euro.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0