Ja pse Edi Rama erdhi me anti-plumb – u frikësua nga ky zyrtar i lartë?

HomeAktualitet

Ja pse Edi Rama erdhi me anti-plumb – u frikësua nga ky zyrtar i lartë?

Të hënën dhe të martën kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vizituar Kosovën ku është takuar me liderët politikë dhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Në lidhje me veshjen antiplumb i cili u përfol se ka ardhur Rama, analisti politik Sulejman Mehazi u shpreh që gjesti i Ramës nuk ishte aspak i hijshëm dhe ishte një imazh shumë i keq për shqiptarët.

“Fjala popullore thotë: “Frika ruan vneshtën”, dhe veshja anti-plumb e Edi Ramës në Kosovë tregon një pasiguri e frikë ndaj vetes, me siguri është frikësuar nga Haradinaj të cilin Rama para disa muajsh e kishte paditur kryetarin e AAK-së Haradinajn. Të vizitosh vëllezërit e tu e të keshë frikë nga ata, e mos ju zeshë besë është e turpshme dhe imazh shumë i keq për qytetarët shqiptarë të Kosovës. Rama duhet ta di se shqiptarit kur i hy në prag të derës jo vëllai i tij, por edhe armiku është i sigurtë, prandaj veprimi i Edi Ramës me veshje anti-plumb degradon nikoqirllëkun e vëllezërve të Kosovës”, u shpreh Mehazi.

Më tej, Mehazi thotë që me veshjen anti-plumb u ngjanë policëve serb të cilët hynin nëpër qytetet e fshatrat e Kosovës dhe se Klintoni ka ardhur me veshje normale mirëpo që Rama ka mundësi që është frikësuar nga Haradinaj.

“Hyrja e tij me veshje anti-plumb u ngjanë policëve serb të cilët hynin nëpër qytetet e fshatrat e Kosovës për t’u mbrojtur nga shqiptarët e për të bërë krime ndaj tyre. Veshja anti-plumb e Edi Ramës për popullin shqiptar të Kosovës është cinike, nënçmuese e ironike, veshja e tij nuk ka respektuar e çmuar Kosovën, përkundrazi ka nënçmuar, poshtëruat e ofenduar mirëpritjen e Kosovarëve. Kur Clintoni respektonte popullin e Kosovës duke ecur në këmbë me veshje normale e jo anti-plumb, pse dhe Rama mos t’i respektonte vellezërit e tij në këtë mënyrë?! apo mos është frikuar prej dikujt, prej Haradinajt”, përfundoi Mehazi.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0