Ja cila është data eventuale e zgjedhjeve

HomeAktualitet

Ja cila është data eventuale e zgjedhjeve

U.d e presidentes, Osmani ka takuar krerët e partive për të caktuar datën e zgjedhjeve.

Adresa tash është zyra e Presidenit.

Përfaqësuesit e partive, janë ftuar nga u.d e Presidentes, Vjosa Osmani për t’u konsultuar për datën e zgjedhjeve.

I pari që erdhi në zyrën e presidencës ishte ish kryeministri e kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Ky qëndroi një orë brenda teksa kur doli tha që sa më shpejt duhet të caktohet dita e zgjedhjeve.

Disa sekonda pas tij në tek Osmani u paraqit edhe sekretari organizativ i LDK-së, Arban Abrashi.

Ai tha që LDK ka pasur një kërkesë për ushtruesen e detyrës së presidentes. E Abrashi tha që datë eventuale për zgjedhje mund të jetë 7 shkurti.

Për tu konstultuar me ushtruesen e detyrës së presidentes erdhi edhe nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi i cili kërkoi mbajtën e shpejtë të zgjedhjeve.

Në zyrën e Osmanit, erdhi edhe përfaqësuesi i AAK-së.

Kjo parti tha që vendi ka festë me rastin e vendimit për të shkuar në zgjedhje.

Në zyrën e presidencës për të caktuar datën e zgjedhjeve do të vazhdojnë takimet edhe të martën.

Osmani do të takojë përfaqësues të Aleancës Kosova e re, Nismes Socialdemokrate, Listës Serbe e deputetët e minoriteteve.

E pas takimeve ushtruesja e detyrës së presidentes pritet të i drejtohet mediave.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0