Ismet Smajli: Me shefin e ri të Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së jemi miq që nga viti 1995

HomeAktualitet

Ismet Smajli: Me shefin e ri të Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së jemi miq që nga viti 1995

Drejtori i sapoemëruar i Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së, kongresisti republikan John Ratcliffe, është mik i afërt i shqiptarit Ismet Smajli që jeton dhe vepron në Dallas të Amerikës.Smajli në Edicionin Special të Klan Kosovës ka treguar se Ratcliff-in e njeh dhe e ka mik për një kohë shumë të gjatë.
“Miqësia jonë me ish-kongresmenin ka filluar që nga viti 1995 kur ne kemi ardh me bizneset tona në Dallas”.

“Kur e njoha në atë kohë ishte një avokat, dhe më vonë u bë një kongresmen. Ne njihemi që 26 vite miqësia jonë është edhe në mes të dy familjeve tonë”.“Kjo miqësi ka qenë e sinqertë, John është shume i qetë,i respekton të gjithë jam me fat që e kam mik”, ka thënë Smajli.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0