Ismet Beqiri përsëri deputet në Kuvendin e Kosovës

HomeAktualitet

Ismet Beqiri përsëri deputet në Kuvendin e Kosovës

Ismet Beqiri rikthehet në postin e deputetit në Kuvendin e Kosovës, duke zëvendësuar kështu Arban Abrashin, i cili pranoi postin e ministrit të Infrastrukturës, shkruan GazetaLajmi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme të nisur nga ora 14:00, ka shqyrtuar dhe miratuar rekomandimin e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në lidhje me kandidatët e radhës për deputetë të Kuvendit të Kosovës, shkruan GazetaLajmi.

Me formimin e Qeverisë së re me në krye Avdullah Hotin, disa nga deputetët e legjislaturës së kaluar kanë kaluar në poste ministrore, zëvendësimi i të cilëve është miratuar sot.

Siç ka bërë të ditur KQZ, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, parti kjo e cila edhe ka formuar koalicionin qeverisës, janë rekomanduar tre zëvendësime.

Visar Hoti të zëvendësojë Driton Selmanajn, Ismet Beqiri të zëvendësojë Arban Abrashin, dhe Faton Bislimi të zëvendësojë Armend Zemajn.

Ndërsa, nga Nisma Socialdemokrate e cila në zgjedhjet e 6 tetorit ishte në koalicion me Aleancën Kosova e Re dhe Partinë e Drejtësisë, është rekomanduar që Arbëreshë Krasniqi ta zëvendësojë Albulena Balaj-Halimajn.

Përveç tjerash, në këtë mbledhje të KQZ’së, është bërë edhe shqyrtimi dhe miratimi i raportit ZRPPC’së për partitë politike që nuk kanë dorëzuar formularin për vazhdimin e regjistrimit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0