“ISIS po rizgjohet”, koalicioni Global e jep alarmin

HomeAktualitet

“ISIS po rizgjohet”, koalicioni Global e jep alarmin

Nga takimi i Romës, fuqitë perëndimore paralajmëruan se Shteti Islamik vazhdon të përbëjnë një kë rcënim që nuk duhet anashkaluar.
Në deklaratën e lëshuar përpara përvjetorit të shtatë të vetë shpalljes nga grupi ter rorist të kalifatit në Irak dhe Siri, si dhe dy vjet nga humbja ter ritoriale e kalifatit në Siri, Koalicioni Global pohoi mbështetjen për një grup pune që do të fokusohet tek përhapja e organizatës ter roriste nga Iraku dhe Siria në kontinentin afrikan.
Zyrtarët perëndimorë të antiter rorizmit paralajmërojnë se ISIS-i, ose Daesh siç njihet ndryshe, ka gjetur mënyra jo vetëm për të mbijetuar, por edhe për t’u përhapur, duke e përqendruar gjithnjë e më shumë propagandën e grupit në ter ritoret e e degëve afrikane.

“Druhemi se ai do të zgjerohet dhe do të përhapet në Afrikë”, deklaroi Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio duke cituar atë që ai e përshkroi si një “thirrje ndihme” nga komunitetet në vende të tilla si Niger dhe Mali.
“Ne e dimë se shumë fshatra kanë rënë në duart e ter roristëve”, u shpreh Di Maio duke shtuar se kër cënimi po rritet gjithnjë e më shumë.
“Tani po shohim se një numër celulash ter roriste po përhapen në rajone të tilla si Saheli, ku padyshim që janë të pranishme rrugët kryesore të emigrimit, rrugët e atyre që vijnë në Evropë”, paralajmëroi ai.

Ende nuk ka detaje se si do të funksionojë grupi i ri i punës për të lu ftu ar ISIS-n, megjithëse lideret vunë në dukje nevojën për një “qasje të plotë”, e cila do të merrte në konsideratë faktorë të tillë si ndryshimi i klimës dhe varfëria që mund t’i shtyjnë disa njerëz drejt ek stremizmit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0