Ishte shkarkuar nga Avdullah Hoti, Ilir Murtezaj rikthehet në krye të ATK-së

HomePolitike

Ishte shkarkuar nga Avdullah Hoti, Ilir Murtezaj rikthehet në krye të ATK-së

Ilir Murtezaj është kthyer në krye të ATK-së ka bërë të ditur zyra për informim e këtij institucioni, raporton Gazeta Express.

Në njoftim thuhet se nga sot Ilir Murtezaj rifillon punën në pozitën e drejtorit të Përgjithshme të Administratës Tatimore të Kosovës, bazuar në Vendimin e marr nga Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, për rikthimin në pozitën e drejtorit të Përgjithshëm të ATK-së Ilir Murtezaj.

“Andaj, bazuar në kompetencat dhe përgjegjësit që ka drejtori i përgjithshëm i ATK-së, sot drejtori Murtezaj ka mbajtur takimin e parë me menaxhmentin e lartë të ATK-së për këtë vit, në të cilin janë diskutuar planet dhe aktivitetet për vitin 2021, si dhe shumë projekte të tjera, të cilat do të vazhdojnë të finalizohen gjatë këtij viti. Drejtori Murtezaj, fillimisht uroi menaxhmentin që ky vit të jetë vit i mbarë të për të gjithë, njëherëit uroi që efektet e pandemisë këtë vit të jetë të riparueshëm në të gjitha segmentet ku ATK ka rolin e saj”, thuhet në njoftim./GazetaExpress/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0