Ish ushtari i UCK-së Hoxhë Fatmir Latifi, 21 vjet pas luftës largon nga dhëmbi një pjesë të granatës

HomeAktualitet

Ish ushtari i UCK-së Hoxhë Fatmir Latifi, 21 vjet pas luftës largon nga dhëmbi një pjesë të granatës

Plagët e luftës së fundit në Kosovë edhe 21 vjet pas mbarimit të saj vazhdojnë të jenë pjesë e jetës së shumë qytetarëve tonë.Një të tillë e pati deri në intervenimin e sotëm edhe Hoxha Fatmir Latifi.Pjesë të granatës nga e cila humbi krahun e djathë Latifi ka pasur edhe në gojë.

Klan Kosova ka kontaktuar me Hoxhën i cili ka treguar më shumë rreth intervenimit që rastësisht e zbuloi pjesën e granatës në dhëmb.“Falë Zotit intervenimi shkoi për mrekulli, faleminderit doktorit për kujdesën dhe largimin e asaj pjese të granatës që kam pasur në dhëmbë. Rastësisht pas një fotografimi të dhëmbit e ka vërejtur at pjesë – unë kam pas një ndjesi të dhimbjes në nofulla”.
“Intervenimi zgjati rreth 30 minuta dhe gjithçka shkoi mirë”.

Hoxha tregoi se dyshimet për ndonjë pjesë tjetër do i largoi me kontrolle të vazhdueshme.“Dashtë Zoti nuk ndodh më por mund të ndodh gjithçka meqë kur kam pas ndodhinë 21 vjet më parë ku kam humbë krahun shumë pjesë të granatës kanë qenë në gojën time”.Hoxha mes tjerash tregoi edhe për një ëndërr që ka parë vitin e kaluar në Qabe teksa djalin e kishte me dhimbje dhëmbi.“Ëndërr Zoti ma ka diftu vitin e kaluar teksa isha në Qabe me familjen time dhe djali kishte dhimbje dhëmbi e si në vend të huaj nuk kisha çfarë t’i bëja. Në ëndërr isha i vetmuar në Tavaf dhe aty një njeri më thotë se mjekun për shërim e ke në Mitrovicë – mjekun Vehbi Haxhiu”.Hoxha falënderoi doktorin Vehbi Haxhiu për intervenimin dhe kujdesin ndaj tij si dhe u uroi shërim të gjithë invalidëve nga lufta.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0