Ish-polici serb dëshmon për masak rën në Prekazit

HomePolitike

Ish-polici serb dëshmon për masak rën në Prekazit

Më 2009 e 2010 ishte dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë së Serbisë për kri me lu fte.

Atëherë në dëshminë e tij, Jovan Goluboviq asgjë s’kishte fshehur nga ngjarjet që ky thotë se i pa me sytë e tij në tre lu ftëra që i ndezi Serbia në Kosovë, Bosnjë e Kroaci.

55 vjeçari polic në pension rrëfen për pjesëmarrjen e tij në su lmin e shtetit serb në tre ditë marsi të 1998, mbi Familjen Jashari në Prekaz të Skenderajt.

”Ajo çka më së shumti më ka mbetur në kujtesë është se ai aksion në Prekaz të poshtëm në Lagjen Jashari jo që ka qenë mbi përdorim i forcës por ishte çmenduri serbe”.

“Aty ishte gjoja një terr orist me emrin Adem Jashari i cili posedon ar matim të madh dhe njësia jonë duhej të bastiste shtëpinë e tij dhe të procedohet nëse zbulohen ar më”, thotë ai.

”Unë çuditesha edhe atëherë pse gjithë ky aks ion ku bëhet fjalë për një person. Por ne e kuptuam qysh në fillim se gjërat nuk janë të thjeshta dhe ak sioni u urdhërua nga kreu i shtetit direkt nga Sllobodan Millosheviq nëpërmjet Jovica Stanishiqit, shef i Shërbimit sekret të shtetit”.

Urdhrin nga Beogradi për mask arën mbi Jasharët, Goluboviq thotë se e ka zbatuar Goran Radosavljeviq- Guri, shef i xhandarmërisë serbe, që është anëtar i Partisë Përparimtare serbe në krye me Aleksandar Vuçiq.

Goluboviq, kujton se policia vet e provokoi nisjen e sul mit me ar më të kalibrave të ndryshme.

”Një makinë policore me megafon nga i cili në gjuhën shqipe është thirrur ‘’Adem Jashari të del dhe të mos bëjë rezistencë’’ sepse kanë ardhur kinse për bastisje. Në një moment dikush nis kri smat. Më vonë e kuptuam se dikush nga ana jonë shtiu për të provokuar situatën. Nuk kishte të shtë na nga shtëpitë e Adem Jasharit”

Në luf timet e Drenicës, Golubovic thotë se mori pjesë personalisht dhe Milorad Ulemek-Legija, kreu i Beretave të Kuqe që ndodhet në burg për vr asjen e Kryeministrit serb Zoran Gjingjiq.

”Adem Jashari është ekze kutuar me plu mba pas shpine. Ai e ka përdorur njëfarë lloj strehe që e kishte në bodrumin e shtëpisë së tij dhe nga aty është vetëmbrojtur. Ai ka qenë pjesë e Ushtrisë së Jugosllavisë në Slloveni dhe posedonte njohuri për lu ftime. Opinioni serb nuk e di por disa me siguri kanë dijeni dhe unë me sytë e mi e kam parë që Adem Jashari është pr erë në fyt”, deklaron ai.

Goluboviq, flet për skenat lemeritëse pas masakrës.

”I kemi mbledhur trupat e të vr arëve aty kishte gra, fëmijë e pleq në një kamion për të cilin i kam treguar Prokurorisë saktë se për çfarë mjeti bëhet fjalë, kush e drejtoi, e çfarë tabela kishte. Me atë kamion është lëvizur nëpër lagje dhe trupat e të vr arëve janë mbledhur”.

Për të mos i parë trupat e të ekz ekutuarve nga ekipet e gazetarëve dëshmitari atëherë i uniformuar thotë se u urdhërua varrimi.

”Urdhëri ishte i qartë qysh para nisjes në Prekaz na thanë askush nuk guxon të dal i gjallë nga fshati. I kemi mbledhur trupat e të vr arëve aty kishte gra, fëmijë e pleq në një kamion për të cilin i kam treguar Prokurorisë saktë se për çfarë mjeti bëhet fjalë , kush voziti , e çfarë tabelat kishte. Me atë kamion është lëvizur nëpër lagje dhe trupat e të vr arëve janë mbledhur. Na u dha urdhri që në një livadh të fshatit ti varrosim. Kemi hapur varret dhe i kemi varrosur 32 trupa. Shteti i Serbisë i ka dhënë arkivolet”.

Goluboviq , mbeti pjesë e njësisë speciale policore deri në fund të luf tës së Kosovës dhe pa shumë vr asje e tor tura ndaj civilëve.

Burri nga Vlastotinci pohon se e di vendndodhjen e një varreze masive në Jug të Serbisë.

”Një kamion –frigorifer i mbushur me mbi 40 trupa të të vr arëve kryesisht civilë nga 2 deri në 72 vjeç është sjellur për t’u dj egur në jug të Serbisë në Komunën e Surdulicës. Dj egia nuk u bë dhe u dërgua në një vend tjetër që kufomat të fundosen. Unë dhe disa njerëz saktë e dimë ku është ajo varrezë masive”.

”Kur e kam përmendur këtë në Prokurori më thanë mos flisni për këtë rast, me të do të merremi më vonë. Unë nuk mund të vd es pa e thënë këtë”.

Ai i akuzon udhëheqësit e sotshëm në Serbi, presidentin Aleksandar Vuçiq, e kryetarin e Kuvendit Ivica Daçiq se heshtin pranë kr imeve që janë bërë sepse sipas Goluboviq, ata janë pjesë e kastës që solli gjithë tra gjedinë në ish-Jugosllavi./Klankosova

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0