Ish-Ministri i Shëndetësisë tregon se në cilin muaj do kemi një valë më të madhe të koronavirusit

HomeAktualitet

Ish-Ministri i Shëndetësisë tregon se në cilin muaj do kemi një valë më të madhe të koronavirusit

Ish-Ministri i Shëndetësisë, Leonard Solis, ka deklaruar se vendi ka fituar një betejë dhe kjo situatë në Shqipëri kaloi pa u ndjerë.

Në një intervistë për ABC News, ai është shprehur se falë masave faza e parë është kaluar shumë mirë.

“Qeveria veproi sipas udhëzimeve të OBSH dhe sipas ekspertëve. Ky virus nuk është si gripi dhe situata ende nuk është mbyllur. Vetëm në QSUT ka 70 vde kje në muaj. Bllokimi i të gjitha strukturave dhe mungesa e të sëmurëve kronikë do të sjellë rezultate të tjera, deklaroi ai.

Ndërkohë ai ka theksuar se në vjeshtë forca goditëse e virusit do të jetë më e madhe dhe duhet të jemi më vigjilent. Sipas ish-ministrit kjo gjë ndodh sepse virusi është mutant dhe pikërkisht për këtë arsye është e vështirë të krijohet edhe vaksina.

“Në Shqipëri duhet hapur më shumë, më shpejt dhe ekonomia duhet të fillojë. Po të më thuash kë do të zgjedhësh vd ekjen nga koronavirusi apo varfëria do të zgjidhja virusin. Duhet një hapje më e shpejtë”, u shpreh ai.

Më tej ish-ministri i Solis ka deklaruar se vd ekjet nga sëmundjet e tjera do të jenë shumë më të larta për shkak të frikës së COVID-19.

“Ka një përqindje shumë e lartë e pacientëve apsimptomaik. Të gjithë duhet të jemi alert dhe secili duhet të mbrojë veten e tij, pasi kjo situatë nuk ka mbaruar. Epidemia të ul në “gjunjë”, masat janë probleme komplekse ekonomike-shkencore”, u shpreh ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0