Ish-këshilltari i Albin Kurtit: Albin, ti ku je, krejt Kosovën këtu e ke

HomeAktualitet

Ish-këshilltari i Albin Kurtit: Albin, ti ku je, krejt Kosovën këtu e ke





Shkëlzen Gashi, ish-këshilltari i kryeminisrit Albin Kurti,ka reaguar pasi në seancën e sotme u tha se Kurti gjendet në Nicë të Francës në festivalin e filmit në Kanë.

Këto raportime erdhën pas mungesës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, gjatë këtyre ditëve, kur rreth 2 mijë qytetarë u helmuan në Deçan.

Gashi ka ironizuar me situatën duke thënë ‘Albin, ku je, krejt Kosovën këtu e ke’, raporton Gazeta Express.

“S’po dihet ku e kemi kryeministrin, do po thonë në greqi në një simpozium, do po thonë në francë në festival të filmit… albin, ku je, krejt kosovën këtu e ke? ”, shkroi Gashi në Facebook.

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti në seancën e sotme të Kuvendit tha se Kurti nga pushimet në Athinë të Greqisë dje ka fluturuar në Nicë të Francës.

Ai tha se Kurti është vendosur në një hotel, ku do të marrë pjesë në festivalin e filmit në Kana.





COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0