Ish-drejtori i ShSKUK-së: Testimet për COVID kanë qenë të vonshme, janë zvarritur procedurat tenderuese

HomeAktualitet

Ish-drejtori i ShSKUK-së: Testimet për COVID kanë qenë të vonshme, janë zvarritur procedurat tenderuese

Ish-drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu, ka raportuar në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Sejdiu gjatë raportimit ka thënë se bashkëpunimi me MSh-në ka qenë një hallk që ka funksionuar siç duhet.

Tutje ai ka thënë se problemet me të cilat janë ballafaquar kanë qenë testimet e vonshme.

“Menaxhimin e kemi filluar edhe pa u shpallur gjendja dhe rastet e para me COVID që të na gjejnë të përgatitur. Ne kemi filluar të porosisim material shpenzues për tre mujorin e parë dhe të tretë që të vazhdohet menaxhimi më lehtë. Kontratat ekzistuese kemi dashur t’i shfrytëzojmë dhe për atë e kemi bërë prioritizimin e klinikave dhe kemi bërë dhoma të triazhimit, që si fillim të mbrohet stafi, kemi grumbulluar stoqe dhe në komunikim me MSh kemi parë që procedurat tenderuese vetëm po zvarriten. Testimet që i janë bërë pacientëve kanë qenë të vonshme”, ka thënë ai.

Ndërsa për shkarkimin ai është shprehur se nuk i ka sjellë asnjë dëm.

“Qëllimi im menaxherial ka qenë që së bashku me ec. Shkarkimi më kohë pandemie mua nuk më ka bërë asnjë dëm”, shtoi ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0