Ish-deputeti i LDK-së ankohet se iu vodhën votat

HomeAktualitet

Ish-deputeti i LDK-së ankohet se iu vodhën votat

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, që në zgjedhjet e fundit parlamentare garoi edhe për një tjetër mandat në Kuvend, Visa Hori thotë se ia kanë vjedhur votat gjatë numërimit, raporton Express.

Pasi për këtë është ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) dhe është refuzuar, ai denoncimin e ka bërë në Facebook.
Rifat Jashari: Nëse është nevoja, jemi të gatshëm me këta meshkuj çka i kemi me iu përgjigj prapë Serbisë
“SKANDALET NË QNR NUK KANË TË NDALUR; Vetëm në kutinë 1815E/01R më janë tjetërsuar 44 vota, ku edhe përkundër ankesës sime që e kam bërë në PZAP, sot morra përgjigjen se ankesa më është refuzuar për shkak se gjoja nuk paskam ofruar dëshmi të mjaftueshme. E çfarë dëshmishë tjera duhet me ju ofru këtyre, Formulari i Rezultateve të Kandidatëve (shih foton) dëshmon se në këtë vendvotim kam pasur 48 vota. Ankesës i kam bashkangjitur edhe deklaratat e komisionerëve se kam pasur po këtë numër të votave në këtë kuti, ndërsa në rezultatet preliminare të KQZ më figurojnë vetëm 4 vota.Kjo është e papranueshme dhe përtej saj, KQZ po devijon vullnetin e qytetarëve, prandaj RINUMRIMI i votave është i pashmangshëm nëse duam që procesi të mbyllet fer”, ka shkruar Hoti.

Një video-incizim i publikuar dje nga Insajderi, e ka përfshirë edhe bashkëshortin e kryediplomates kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla, në manipulim të votave.

Në bazë të kësaj videoje, dyshohet se Dardan Stublla i ka blerë me para katër komisionerë të cilët ua kanë vjedhur votat kandidatëve tjerë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe ia kanë regjistruar Meliza Haradinajt-Stubllas, për t’ia mundësuar kësaj të fundit, ta fitojë një mandat në Kuvend.

Dardan Stublla ka reaguar sot lidhur me këtë rast, duke e quajtur inskenim këtë. Ai tha se rastin ka raportuar edhe në Polici.

“Kjo video është komplet e inskenuar nga grupet kriminale që funksionojnë në shërbim të interesave të ngushta e personale, që kanë prapa persona të caktuar në përkrahje ‘të sapo aderuarve’ në listën për deputetë në AAK…”, shkruan ai ndër të tjera.

Duke reaguar për këtë rast, kandidatja e LDK-së për deputete, Lirije Kajtazi tha sot se edhe rezultati i saj u përmbys me këtë model në minutat e fundit.

“Me këtë model u përmbys edhe rezultati im ne minutat e fundit
në Qendrën per fabrikimin e rezultateve (QNR)⚠️Të nderuar qytetarë, unë po vazhdoj betejën time, jo për një mandat në Kuvend, por angazhimin tim të përjetshëm në luftën për DREJTËSI dhe DEMOKRACI”, ka shkruar ajo.

Të njëjtat akuza i ka edhe Jetlir Zyberaj i AKR-së, që ishte kandidat për deputet nga lista e LDK-së.

“Informacionet e sakta thonë që ka ekzistuar plan i organizuar i vjedhjes së votave të presidentit Pacolli dhe votat e mija si kandidat”, ka shkruar Zyberaj, duke kërkuar rinumërim të votave.

Rinumërim ka kërkuar edhe kandidati tjetër i LDK-së për deputet, Faton Bislimi. Ai ka shtuar se “ky model i vjedhjes së vullnetit të sovranit ka prek edhe shumë kandidatë tjerë”.

“Të paktën që do të duhej PZAP të bënte sot është të dërgonte në rinumërim komplet votat me kusht dhe ato të diasporës (të cilat ekskluzivisht janë numëruar në QNR) dhe secilën kuti tjetër ku ka një fije dyshimi për manipulim. Përndryshe, demokracia jonë fragjile po fundoset. Burgu është pak në krahasim me fundosjen e demokracisë”, ka shkruar Bislimi në Facebook.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për Express se lidhur me rastin e kryediplomates, kanë komunikuar me Prokurorinë, duke ia ofruar të gjitha detajet e nevojshme.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0