Ish bosi i Formula 1 bëhet baba në moshën 89 vjeçare, gruaja e tij lind një djalë

HomeSociale

Ish bosi i Formula 1 bëhet baba në moshën 89 vjeçare, gruaja e tij lind një djalë

Mediat e huaja kanë raportuar se ish bosi i Formula 1, Bernie Ecclestone, është bërë baba për herë të katërt në moshën 89 vjeçare.

Gruaja e tij, 44 vjeçarja Fabiana Flosi, ka sjellë në jetë një djalë, i cili quhet Ace.

Ai është djali i parë i Bernie, i cili ka tre vajza, Deborah, Tamara dhe Petra. Ecclestone me vajzat Lindja e Ace ka marrë shumë vëmendje të madhe, edhe për shkak të moshës së Ecclestone.

“Gjithçka shkoi perfekt gjatë lindjes, madje nuk vuajta më shumë se 25 minuta. Për fatin tim të mirë, kaloi pa shumë siklet dhe dhimbje”, tha bashkëshortja e 89-vjeçarit pas lindjes.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0