Isa Mustafa reagon ndaj atyre që protestuan kundër Xhamisë: Të mundohesh që të paraqitesh ai që nuk je, s’është asgjë më pak sesa primitivizëm.

HomeAktualitet

Isa Mustafa reagon ndaj atyre që protestuan kundër Xhamisë: Të mundohesh që të paraqitesh ai që nuk je, s’është asgjë më pak sesa primitivizëm.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar pas debatit dhe protestës për ndërtimin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë, përcjellë Gazeta Frekuenca.

Ai ka thënë se nuk duhet t’i pengojë askujt ndërtimi i Xhamisë, pasi që të tilla sipas tij, janë në Londër, Tiranë dhe shumë kryeqytete europiane.Mustafa ka inkurajuar kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, që të vazhdojë me ofrimin e zgjidhjes më të mirë për ndërtimin e kësaj xhamie.

Shkrimi i plotë:Miq të nderuar
Protestat janë pjesë e ekspozimit demokratik. Sikurse, kjo e sotmja kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë.
Protesta tregon edhe kompleksin e inferioritetit tonë që të pajtohemi se jemi këta që jemi, rreth 95 perqind muslimanë. Por, në vend që të turpërohemi, do duhej të krenohemi, ashtu siç krenohen të gjithë njerëzit e botës për besimin e tyre në zot, për objektet e tyre monumentale fetare, pa marrë parasysh sesi e demonstrojnë besimin e tyre, si muslimanë, katolikë, ortodoksë, protestantë….
Tendenca që të diktosh besimin dhe objektet fetare, nuk përkon me respektimin tonë të ndërsjell dhe as me respektimin e vetëvetes. Pse duhet të na pengojë një xhami e madhe, një katedrale, një kishë në Prishtinë. Qytetet më tëdha ua kanë vënë qytetarë të tyre vendet më të mira për xhami, siç është Londra. Është Tirana. Këtë e kam bërë edhe unë sa isha Kryetar i Prishtinës.
E inkurajoj Kryetarin Ahmeti të vazhdojë me ofrimin e zgjidhjes më të mirë për ndërtimin e kësaj xhamie.Të mundohesh që të paraqitesh ai që nuk je, s’është asgjë më pak sesa primitivizëm. IM

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0