Isa Mustafa: Nuk e përcjelli Albin Kurtin, pa ne ai s’do të bëhej kurrë kryeministër

HomePolitike

Isa Mustafa: Nuk e përcjelli Albin Kurtin, pa ne ai s’do të bëhej kurrë kryeministër

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, po i quan recitime deklaratat e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, i cili e quajti LDK’në “klub të stërvjetruar”.Mustafa i është përgjigjur Kurtit i cili tha se LDK është parti e korruptuar. Mustafa po thotë se ishte pikërisht partia e tij ajo që e bëri Kurtin kryeministërAlbin Kurti po e quan Isa Mustafën të korruptuar. Partisë së tij po i referohet si klub i stërvjetruar i cili po dëshiron të kthehet në qeveri.

Deklaratat e Kurtit po i duken recitime kreut të LDK’së, i cili po ia përmend Kryeministrit shkeljen e Kushtetutës dy herë brenda një muaji dhe punësimet partiake nëpër borde.Sipas Mustafës, Kurti u bë kryeministër pikërisht se pati përkrahjen e LDK’së.“Nuk jam duke i përcjellur recitimet e Albin Kurtit. Por, vlerësoj se do të ishte më mirë që ai, si kryeministër në detyrë, këto ditët e fundit, të merret me disa punë të qeverisë dhe jo me LDK-në.Kurti s’do të bëhej kryeminister pa përkrahjen e LDK-së. Prandaj, në qoftë se ka pranuar që të korruptuarit, sipas tij ta bëjnë kryeministër, kjo dëshmon se edhe ai vetë në mendje dhe në logjikë është i korruptuar”, ka thënë Mustafa

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0