Isa Mustafa me koronavirus, para disa ditësh priti në shtëpi kryeministrin Edi Rama

HomeAktualitet

Isa Mustafa me koronavirus, para disa ditësh priti në shtëpi kryeministrin Edi Rama

Situata e Covid-19 në Kosovë është alarmante. Shumë qytetarë janë prekur nga ky virus i rrezikshëm, dhjetëra viktima janë regjistruar tashmë, ndërsa ata që kërkojnë asistencë mjekësore kanë mbushur spitalin infektiv në Prishtinë. Interesant është se janë infektuar edhe shumë politikanë kosovarë, të cilët janë izoluar në shtëpi. I fundit në radhë, i konfirmuar pozitiv, është kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i cili ka zyrtarizuar gjithçka vetë me një mesazh në Facebook: “Të nderuar miq! Sot, pas analizave te kryera, kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Përveç një plogështie nuk vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor. Anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur. Ditet në vijim do të jem i izoluar. Apeloj të gjithë për kujdes maksimal!”

Ky lajm, në të vërtetë përbën shqetësim edhe në Tiranë, sepse para disa ditësh, në shtëpinë e Isa Mustafës ishte vizitor, për një takim zyrtar pune, edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama. Mbetet të shihet nëse virusi e ka prekur më pas kreun e LDK-së, duke mos përbërë rrezik për kreun e qeverisë shqiptarë, si transmetues. Lajm i mirë për momentin është se familjarët e Musfatës janë negativë, çka të lë të kuptosh se koronavirusi mbetet i izoluar vetëm te politikani i lartë Kosovar, i cili duhet të qëndrojë tashmë i izoluar nga cilido tashmë, për 2 javë, shkruan Telemedia percjell Gazeta Lajmi.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0