Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez vazhdon të lidhet me një transferim te Barcelona, ndërsa së fundmi ka dalë edhe një formulë e re, ku përfshihen edhe tre lojtarë në marrëveshje.
Interi thuhet se mund të konsiderojë shitjen e sulmuesit argjentinas, Lautaro Martinez nëse Barcelona ofron deri në tre lojtarë në këmbim.
Sipas raportimeve në Mundo Deportivo, Interi dëshiron shërbimet e Arthur Melo, Carles Alena, i cili aktualisht është huazim te Real Betis dhe Jean Clair Todibo, i cili është i huazuar te Schalke.
Arthur dhe Alena janë lojtarë të mesfushës, ndërsa Todibo është një mbrojtës qendror dhe këto janë pozitat ku Nerazzurrët synojnë të përforcohen
COMMENTS