Inter udhëton sot për në Napoli, ku do të përballen për ndeshjen e kthimit të Kupës së Italisë. Kujtojmë që ndeshja e parë në “San Siro”, u fitua 1-0 nga skuadra napolitane.
Për ndeshjen e sotme, tranjeri Conte duhet të bëjë llogaritë pa tre lojtarë: Vecino, D’Ambrosio dhe Godin. Të tre këta nuk janë në formën e tyre optimale dhe kanë shqetësime muskulore, për këtë kanë ndenjur në Milano, për tú stërvitur veçmas.
Për ndeshjen e sotme, trajneri Italian ka menduar që të hedhë nga minuta e parë Christian Eriksen, i cili duket se është në formë shumë të mirë dhe është kujdesur në formë perfekte gjatë qëndrimit në shtëpi.
Skema nuk do të jetë 3-5-2 tradicional i përdorur nga Conte, por tashmë me 3-4-1-2. Në këtë formë Eriksen do të luajë si trekuartist në sulm, pas shpinës së Lukakut dhe Lautaro Martinez.
Formacionet e mundshme të Napoli dhe Inter:
NAPOLI (4-3-3): Ospina; Di Lorenzo, Maksimovic, Koulibaly, Mario Rui; Allan, Demme, Zielinski; Politano, Mertens, Insigne.
PANKINA: Meret, Karnezis, Luperto, Hysaj, Ghoulam, Fabian Ruiz, Elmas, Callejon, Lozano, Llorente, Milik.
Tranjer: Gattuso.
Te skualifikuar: asnje.
Te padisponueshem: Malcuit, Manolas, Lobotka.
INTER (3-4-1-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Candreva, Brozovic, Barella, Young; Eriksen; Lukaku, Lautaro.
Pankina: Padelli, Ranocchia, Pirola, Asamoah, Biraghi, Moses, Gagliardini, Borja Valero, Sensi, Sanchez, Esposito.
Tranjer: Conte.
Te skualifikuar: asnje.
Te padisponueshem: Godin, D’Ambrosio, Vecino.
Arbiter: Rocchi. Asistente: Del Giovane e Cecconi. Arbiter i katert: Mariani. Var: Valeri (Giallatini).
COMMENTS