Informatë për qytetarët rreth komunikimit të rezultateve të testimeve për Covid-19

HomeAktualitet

Informatë për qytetarët rreth komunikimit të rezultateve të testimeve për Covid-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike përmes një postimi në Facebook kanë thënë se qytetarët të cilët rezultojnë pozitiv me Covid-19, informohen menjëherë nga ekipet e IKSHPK-së, të cilët në të njëjtën kohë vihen në gjurmim edhe të kontakteve të rasteve të tjera në terren, të ndërlidhura me rastet që rezultojnë pozitive.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dëshirojnë t’u rikujtojnë qytetarëve se pas marrjes së mostrave të dyshuara për SARS-COV-2, qytetarët të cilët rezultojnë pozitiv në këtë virus, informohen menjëherë nga ekipet e IKSHPK-së, të cilët në të njëjtën kohë vihen në gjurmim edhe të kontakteve të rasteve të tjera në terren, të ndërlidhura me rastet që rezultojnë pozitive”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0