Infermierët sot protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë, kjo është kërkesa e tyre

HomeAktualitet

Infermierët sot protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë, kjo është kërkesa e tyre

Edhe sot, një numër i madh i infermierëve kanë protestuar duke kërkuar vazhdimin e kontratave të punës.Këtë herë, protestën e kanë mbajtur para Ministrisë së Shëndetësisë.

Infermierët që ishin punësuar për nevojat e pandemisë kanë vendosur mantelet e punës nëpër objektin e MSH-së.

Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate kishte sqaruar se infermierët ishin punësuar me kontrata për gjashtë muaj.MSh-ja më tej ka thënë se ata ishin financuar përmes një kredie të Bankës Botërore, si pjesë e projektit emergjent për menaxhimin e pandemisë në Kosovë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0