Infektohet me koronavirus një mësimdhënës, mbyllen dy shkolla në këtë komunë të Kosovës

HomeAktualitet

Infektohet me koronavirus një mësimdhënës, mbyllen dy shkolla në këtë komunë të Kosovës

Sot në Malishevë një mësimdhënës ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe si pasojë dy shkolla janë mbyllur dhe po zhvillojnë mësimin online.
I infektuari ishte mësimdhënës në dy shkolla. Kjo u bë e ditur nga një postim i Komunës së Malishevës në Facebook.

“Sot në Komunën e Malishevës, një person është shëruar, i cili ka qenë i prekur me covid-19, ndërsa është regjistruar një rast i ri dhe si pasojë e kësaj dy shkolla detyrohen të kalojnë në mbajtjen e mësimit në planin C, që do të thotë se do mbahet mësimi online, pasi i rasti i ri, është mësimdhënëse në dy shkolla”, thuhet në njoftimin e komunës.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0