Infektohet me Covid-19 një fëmijë në kopshtin “Botanika”, në Prishtinë

HomeAktualitet

Infektohet me Covid-19 një fëmijë në kopshtin “Botanika”, në Prishtinë

Një fëmijë në kopshtin “Botanika”, ka rezultuar pozitiv, në Covid-19. Këtë për IndeksOnline e ka konfirmuar kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka thënë se rasti është i vërtet, dhe se aktualisht klasa ku ka qëndruar fëmija është mbyllur dhe është duke u bërë dezinfektimi i saj.

“Ajo është çerdhe me bazë në komunitet . Detajet nuk i di. Por kemi marrë informata se ka rezultuar një fëmijë pozitiv. Tash jemi diskutu, ajo klasë në kopshtin “Botanika”, nuk është duke funksionuar dhe jemi duke e bërë dezinfektimin dhe duke gjurmuar më shumë për rastin, por sot gjatë ditës ju informojmë”, tha Ahmeti për IndeksOnline.

Ndryshe në vend ditëve të fundit ka pasur shpërthim të rasteve të reja të të infektuarve me Covid-19. Vetëm gjatë ditës së djeshme kanë rezultuar pozitiv në teste 141 persona.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0