Infektohen 14 mjekë në Pejë, angazhohen vullnetarët

HomeSociale

Infektohen 14 mjekë në Pejë, angazhohen vullnetarët

Vetëm gjatë së enjtes janë konfirmuar 13 raste të reja me COVID-19 në Komunën e Pejës.

Ka ditë prej kur Shqipe Qallaku çdo ditë merr rrugë nga Juniku për në Pejë.

Ajo po shërben si vullnetare në Spitalin Rajonal të Pejës, pasi këtu gjendja është rënduar.

14 profesionistë shëndetësorë nga ky institucion janë prekur me COVID-19.

Ajo ka vendosur që të paraqitet si vullnetare dhe prej ditësh po shërben në Klinikën e Pulmologjisë.

Njëjtë si ajo janë angazhuar edhe disa vullnetarë të tjerë, pasi 5 mjekë specialistë e 7 infermierë janë prekur me virusin korona.

As numri i pacientëve nuk është i vogël.

Në Spital janë duke u trajtuar më shumë se gjashtëdhjetë raste me COVID-19.

E një natë më parë ka vdekur një 66 vjeçare nga COVID-19 e cila kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Pranë klinikave gjatë së enjtes po qëndronin pacientë e familjarë.

Ata kanë mendime të ndryshme sa i përket zbatimit të masave të institucioneve shëndetësore.

Vetëm gjatë së enjtes janë konfirmuar 13 raste të reja me COVID-19 në Komunën e Pejës

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0