‘Ike nga LDK-ja, po kërcen në parti të tjera’… / Reagon Agim Veliu

HomeAktualitet

‘Ike nga LDK-ja, po kërcen në parti të tjera’… / Reagon Agim Veliu

Nuk mbahet mend që kryetari i Parlamentit të ketë qenë person jo-partiak, as të kërcejë në parti tjera
Nënkryetari i LDK’së, njëherësh ministri Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu ka reaguar në drejtim të Kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani. Ai me anë të një statusi ka thënë se në historinë e parlamentarizmit demokratik nuk mbahet mend që kryetari i Parlamentit të ketë qenë person jo partiak.

Agim Veliu duke mos përmendur emër, por duke iu referuar asaj tha se në historinë e parlamentarizmit demokratik nuk mbahet mend që kryetari i Parlamentit të ketë qenë person jo-partiak.

Madje sipas tij, nuk mbahet mend kërcimi i kryetarit të Parlamenti në parti tjera.

“Në historinë e parlamentarizmit demokratik nuk mbahet mend që kryetari i Parlamentit të ketë qenë person jo partiak!Po ashtu, nuk mbahet mend kërcimi i kryetarit të Parlamentit në parti tjera!”, tha Veliu.
Ky reagim i tij erdhi pasi Osmani dje deklaroi se përfundimisht është ndarë nga LDK’ja.

Madje ajo u shpreh se është shumë vonë për partinë e Isa Mustafës të kërkojë më mbështetje nga ajo në rast të zgjedhjeve të parakohshme.

Poashtu ajo e la të hapur mundësinë për bashkëpunim me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti.

“Natyrisht që po, përgjigjja konkrete e saj është vendimi i tyre i 20 qershorit për t’më përjashtuar. Aty ka përfunduar gjithçka. Ne jemi në kontakt dhe bisedojmë për tema të ndryshme të bashkëpunimit se si do të konkretizohet ky bashkëpunim në të ardhmen do t’iu njoftojnë në momentin që do të konkretizohet”, tha ajo.

Më poshtë keni statusin e plotë të Agim Veliut.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0