Igballe Rugova në protestë para Qeverisë, kërkon shkarkimin e Driton Selmanajt

HomeAktualitet

Igballe Rugova në protestë para Qeverisë, kërkon shkarkimin e Driton Selmanajt

Kryetarja e Rrjetit të Grave të Kosovës, Igballe Rugova ka protestuar para Qeverisë duke kërkuar shkarkimin e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj.

Ajo ka bërë të ditur se i kanë dërguar një letër kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, përmes së cilës ka kërkuar shkarkimin e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj, pas deklarimeve për personat e pagjetur.

Ajo më tej ka thënë se kjo është hera e dytë që pë të pagjeturit bëhet një ofendim nga Qeveria.Rugova më tej ka shtua se ka marrë vendim që të qëndroj para Qeverisë për një orë, çdo ditë pune, derisa Selmanaj të shkarkohet.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0