I sjell nga Serbia mbi 65 mijë euro fshehurazi në Kosovë, ndalohet nga Dogana

HomeAktualitet

I sjell nga Serbia mbi 65 mijë euro fshehurazi në Kosovë, ndalohet nga Dogana

Njësitet Antikontrabandës së gjatë detyrave zyrtare kanë konfiskuar sasi të konsiderueshme të hollave gjatë tentimit për të hyrë ilegalisht në Kosovë, transmeton GazetaLajmi.

“Sot në orët e mëngjesit, në Vendkalimin Kufitar të Merdarës është zhvilluar një operacion kontrolli ndaj një të qytetari të Kosovës, i cili ka tentuar që ne mënyrë te fshehur në veturën e tij të sjell në Kosovë nga Serbia një sasi të konsiderueshme të parave.

Pas zbulimit shuma e tërësishme ishte 65.450 Euro”, bëhet e ditur në komunikatën e lëshuar nga Dogana e Kosovës

Tutje bëhet e ditur se paratë kanë qenë të fshehura mirë dhe janë detektuar pas përpjekjeve të konsiderueshme të zyrtarëve të Antikontrabandes.

“Personi është ne mbajtje derisa mjetet monetare janë konfiskuar, si dhe kanë filluar hetimet për këtë rast në bashkëpunim me institucionet tjera”, thekson komunikata.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0