I nxehti afrikan nga sot përfshin Kosovën, temperaturat arrijnë deri në 33 gradë

HomeAktualitet

I nxehti afrikan nga sot përfshin Kosovën, temperaturat arrijnë deri në 33 gradë

Nga e enjtja i nxehti afrikan do të përfshijë vendin tonë. Mot i nxehtë, me vranësira dhe diell, do të mbajë edhe të premten me erë. Temperaturat maksimale 30 deri 33 gradë celsius.

Siç bën të ditur Prishtina Weather, të nxehtit afrikan i paralajmëruar për këtë javë, nga dita e sotme do të fillojë të shtrihet mbi vendin tonë. Do të mbajë mot i nxehtë, tipik veror, me diell dhe vranësira, kryesisht të shtresave të larta.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se temperaturat maksimale do të rriten në 30C deri 33C – në dy ditët e ardhshme parashihet të fryjë edhe erë e ngrohtë kryesisht nga krahu jugor.

“Ditëve në vijim nga shkretëtirat e Afrikës veriore, erëra të fuqishme do të sjellin mbi rajon edhe koncentrime më të larta të pluhurit Saharian. Kohë pas kohe vlerat e çastit të cilësisë së ajrit mund të rriten edhe në vlera të pashëndetshme. Indeksi i rrezeve ultravjollce do të jetë i lartë”, bën të ditur shërbimi i meteorologjisë.

14.05 – Kryesisht me vransira dhe nxehtë, e gjatë ditës edhe me erë. Mundësi për ndonjë rigë lokale shiu.

15.05 – Nxehtë, intervale me diell dhe vransira. Ditën edhe me erë.

16.05-17.05 – Të shtunën shumë ngrohtë, me vransira dhe diell. Ditën e diel sërish nxehtë, me diell dhe vransira.

18.05 – Nxehtë, kryesisht me vransira dhe intervale me diell.

Temperaturat minimalet do të luhaten nga 13C deri në 15C, e maksimalet nga 30C deri 33C. Të shtunën temperatura maksimale pësojnë një rënie të lehtë deri në 27C.

Do të fryejë erë mesatare dhe e fuqishme kryesisht nga krahu jugor 5-16m/s, vende-vende me hove edhe mbi 18m/s.

Të shtunën përkohësisht do të fryejë erë mesatare nga verilindja 4-11m/s.

Shtypja atmosferike do të pësojë rënie përreth vlerave normale, e në fundjavë do të shënojë rritje, njofton PW.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0