I mllefosur me KQZ-në, Bekim Jashari vendos që të mos votojë

HomeAktualitet

I mllefosur me KQZ-në, Bekim Jashari vendos që të mos votojë

Kryetari i Komunës së Skenderaj, Bekim Jashari ka vendosur që të mos votoj në zgjedhjet e ditës së sotme, shkruan Insajderi.
Ky vendim nga kryetari i Komunës së Skenderajt erdhi pas vendimit të Komisionit Qendror Zgjedhor, i cili vendosi mbrëmjen e kaluar që të ndalen kamerat në qendrën e votimit.

Jashari mbrëmjen e kaluar kishte njoftuar se Komisioni Qendror Zgjedhor, përmes zyrtarit, Nexhmedin Hyseni ka dërguar në drejtim të KKZ- Skenderaj një e-mail përmes së cilës ka urdhëruar KKZ-në që të ndalen kamerat në vendvotime, me pretekstin që “ky veprim është i kundërligjshëm në cenimin e lirive dhe të drejtave të votuesve”.

Jashari është shprehur se pavarësisht veprimeve individuale që bëhen për qëllime të caktuara politike të gjithë ne e kemi obligim që të mbrojmë demokracinë dhe funksionimin normal të shtetit tonë të ndërtuar me shumë sakrificë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0